Sport

Vllaznia lëshon pikë në Korçë


Lajm më të mirë për ndjekësit e Vllaznisë se sa rezultati i sotëm në Korçë nuk mund të kishte.

Skënderbeu i vendit të fundit ndali liderët shkodran.

Ishte Dennis Dowouna që kaloi Skënderbeun në epërsi në minutën e tetë.

Në pjesën e parë nuk ndryshoi më asgjë.

Duhej minuta e 58-të që Vllaznia të barazonte rezultatin, ishte Harris Dilaver ai që shënoi golin.

Përkundër përpjekjeve të shumta, rezultati mbeti i njejtë deri në fund.

Me këtë barazim, Vllaznia ngjitet në kuotën e 41 pikëve, vetëm pesë më shumë se Teuta dhe Laçi.

Skënderbeu mbetet në vendin e fundit me 13 pikë, po aq sa Apolonia.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore