Sport

Vllaznia – Kukësi, kryefjala e fillimjavës në Superiore


Sot do të vazhdojnë të luhen ndeshjet e javës së 23-të në Kategorinë Superiore.

Të dielën ndodhën surpriza të shumta. Dy favoritë për titullin lanë pikë.

Partizani u mund në shtëpi nga vendi i fundit, Skënderbeu, kurse Teuta dështoi në Ballsh përballë Bylisit.

Kështu, dy skuadrat dështuan që të marrin vendin e parë nga Vllaznia.

Tirana, në anën tjetër, mundi Kastriotin, duke u afruar edhe më shumë me katër vendet e para.

Sot Laçi pret Apoloninë me mundësi që të marrë kreun përkohësisht, derisa Vllaznia të zhvillojë ndeshjen përballë Kukësit.

Sesa do të shfrytëzojnë hapat falsë të kundërshtarëve të tyre Laçi dhe Vllaznia, mbetet për t’u parë sot në orën 13:00 dhe 16:00.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore