Sport

Vjen reagimi i FFK-së lidhur me akuzat ndaj Ademit


Federata e Futbollit të Kosovës ka demantuar akuzat e bëra nga Gazeta Metro, ku thuhej se Kryetari i FFK, Agim Ademi dhe Naser Prapashtica kanë kurdisur ndeshje në vitin 2016.

Më 26 shkurt, u raportua se Prokuroria e Shtetit të Kosovës ka konfirmuar hetimet për kurdisje të lojëve të Kosovës U-21 nga Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe Naser Prapashtica.

Në reagimin e FFK-së thuhet se ata kanë parashtruar ankesë në Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës, ndaj “Metro-s”, të cilët ishin të parët që raportuar për rastin e kurdisjes së ndeshjeve nga Agim Ademi.

“Federata e Futbollit e Kosovës ka parashtruar ankesë në Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës, ndaj portalit “Metro” i cili para disa ditësh ka publikuar një të pavërtetë për presidentin Ademi”.

Më tej, FFK kanë shtuar se Agim Ademi nuk ka qenë as President i Federatës së Futbollit, dhe se nuk kishte marrë pjesë në ndeshjes e Kombëtares U21.

“Portali në fjalë ka harruar se në vitin 2016 kur edhe pretendohet kinse është tentuar të kurdiset një ndeshje e kombëtares U21 në një turne, Agim Ademi nuk ka qenë president i FFK-së e as nuk ka marrë pjesë në atë ndeshje të Kombëtares U21, për të cilën janë thurrë të pavërteta, e të cilat nuk janë të shoqëruara me asnjë provë apo fakt”.

Së fundmi, FFK deklaruan se nuk do të ndalen kurr së luftuari për imazhin e Kombëtares së Kosovës dhe se do të reagojë në institucionet relevante përkatëse, ndaj personave fizik dhe juridik.

“FFK nuk do të qëndrojë më duarlidhur dhe të pres sulme të paarsyeshme, e aq më shumë kur në pyetje është imazhi i kombëtares, që është ndërtuar me shumë mund e djersë. FFK do të reagojë në institucionet relevante përkatëse, ndaj personave fizik dhe juridik të cilët dëmtojnë imazhin e institucionit tonë me shpifje që tashmë dihen qëllimet e tyre”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore