Sport

“Vjedhje në mes të ditës”, Kryebashkiaku i Valladolidit akuzon pas humbjes me Barcelona-n


Kryetari i Bashkisë së Valladolidit, Oscar Puente, ka akzuar arbitrin e ndeshjes, Barcelona – Real Valladolid, Jaime Latre.

Fitorja 1-0 e Barcelona-s të hënën në mbrëmje ka përfshirë edhe sferën politike. Puente ka reaguar në median sociale pas ndeshjes, duke hedhur akuza mbi arbitrin, për penalltinë e shkaktuar nga Jordi Alba, që nuk u akordua, si dhe për largimin me karton të kuq të Oscar Plano-s.

“Grabitje në mes të ditës, e qartë dhe e thjeshtë”, shkroi Puente në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

“Është një turp i pakonceptueshëm”, shtoi ai.

Valladolid-it iu mohua një penallti, që nga pamjet tregohet qartësisht prekja me dorë në zonën e rreptësisë nga mbrojtësi i Barcelona-s, Alba. Ndërkohë që edhe zyrtarët e VAR lejuan që loja të vijonte normalisht.

Por, sipas Iturralde Gonzalez-it, specialist gjykimi në AS, Latre ishte i saktë që nuk akordoi penallti, pasi Alba nuk kishte kohë të tërhiqte dorën dhe krahu i tij nuk ishte në pozicion të panatyrshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore