Lajme

“Vizitë historike, me Gjermaninë na bashkon gjithçka” – Kurti në konferencë me Scholz


Olaf Scholz dhe Albin Kurti në konferencë për media Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur historike, vizitën e kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Ai ka pohuar se kancelarit i ka treguar se Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive, ndryshe nga Beogradi, sa i përket dialogut Kosovë – Serbi.

Kurti tha se Procesi i Berlinit është tejet i rëndësishëm për Kosovën dhe janë të përkushtuar për këtë proces.

“Është vizitë historike, për shkak të momentit në të cilin jemi. Bota ka ndryshuar pas luftës në Ukrainë. Pikërisht në këtë kohë, kancelari ka treguar vizion dhe qartësi në mbrojte të vlerave të përbashkëta të demokracisë. Gjermania dhe Kosova janë të bashkuara nga të njëjtat synime dhe ideale. Ne jemi të bashkuar edhe nga njerëzit tanë”, pohoi Kurti.

Kryeministri ka folur edhe për aspektin e sigurisë në Kosovë.

“Kur kemi parasysh lidhjet e ngushta mes Serbisë dhe Rusisë në aspektin ushtarak konsiderojmë që prania e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme. Kjo nuk do të thotë që nuk jemi duke investuar në procesin e sigurisë në Kosovë. Kemi nevojë për NATO-n në Kosovë deri atëherë kur do të bëhet Kosova NATO”.

Lajmi ne perditesim…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore