Lajme

Vizita e tij e parë në muze që i ndryshoi jetën


Asokohe, 18-vjeçari udhëtoi nga Miami i veshur me xhinse dhe një xhaketë.

Ishte fund dimri.

Jashtë, Washington-i ishte aq me borë dhe i ftohtë saqë Jorge Zamanillo duhej të blinte një kapelë, doreza dhe shall nga një shitës ambulant.

Por brenda shumë muzeve Smithsonian që vizitoi, zbuloi një botë që ishte e ngrohtë dhe tërheqëse.

Për të, gjithçka ishte krejtësisht e re.

“U dashurova me muzetë”, ka treguar Zamanillo.

“Kam ndryshuar menjëherë drejtimin nga muzika në antropologji”, ka zbuluar ai.

Shumë shpejt, trumpetisti i dikurshëm, i cili nuk kishte shkelur kurrë në një muze të madh, vazhdoi të bëhej arkeolog dhe më vonë kurator.

Tri dekada e gjysmë më vonë, Zamanillo sapo ka mbërritur edhe një herë në Washington nga Miami.

Këtë herë, në ditët e turbullta të verës që kanë nisur në kryeqytetin e vendit.

Dhe nuk është vetëm moti që është i ndryshëm.

Zamanillo nuk është më një vizitor i thjeshtë që ndalon pranë muzeve të institucionit të famshëm.

Ai është punësuar për të drejtuar dhe për të ndihmuar në mbledhjen e 500 milionë dollarëve për ta ndërtuar atë nga e para.

Tani 53 vjeç, Zamanillo ka lënë punën e tij si shef ekzekutiv i Muzeut Historik të Miami-t për t’u bërë themelues i Muzeut Kombëtar të Latino-Amerikanëve.

Muzeun e luftuar, Kongresi e autorizoi në dhjetor të vitit 202 dhe nuk pritet të hapet për të paktën një dekadë.

Sakaq, nuk ka ende një ndërtesë apo koleksionin e vet.

Por Zamanillo ka plane të mëdha për të.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore