Lajme

Vizita e Scholz në Kosovë e Serbi në optikën e mediave gjermane


Olaf Scholz

Mediat gjermane i kanë kushtuar një hapësirë të rëndësishme vizitës së kancelarit, Olaf Scholz, në Ballkanin Perëndimor.

Të koncentruara kryesisht në mesazhet e takimeve me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, shtypi gjerman e ka konsideruar vizitën e Scholz si një përpjekjeje të tij dhe presion për një marrëveshje finale mes dy vendeve.

“Scholz po bën presion për një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, është edhe titulli i televizionit gjerman Tagesschau, një nga mediat gjermane që kanë udhëtuar bashkë me kancelarin për në Ballkan.

Tagesschau vë theksin te deklarata e Scholz, i cili në konferencë për media, pos tjerash, ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia sa më shpejt të lidhin një marrëveshje për njohje reciproke dhe të zgjidhin tensionet që ekzistojnë prej vitesh.

Edhe prestigjiozja gjermane Der Spiegel shkruan se Scholz u ka bërë thirrje dy vendeve për arritje të një marrëveshje.

Mediat gjermane

Gazeta më e madhe online në Gjermani, Der Spiegel citon kancelarin gjerman kur tha se “dy vende që nuk e njohin njëra-tjetrën nuk mund të bëhen anëtarë të BE-së”, cka gazeta e “një thirrje e qartë për Serbinë dhe Kosovën”.

E famshmja Frankfurter Allgemeine Zeitung gjithashtu shkruan për deklarimin që ka bërë Scholz, kur pohoi se “Është e rëndësishme për Kosovën që dialogu i udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të përparojë”.

Por, gjithashtu nga FAZ është theksuar edhe deklarimi i Kurtit se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore