Lajme

Vizioni i ri ekonomik i Arabisë Saudite


Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman ka publikuar vizionin e tij për të ardhmen e Arabisë Saudite, një qytet pa makina, pa rrugë dhe pa ndotje atmosferike.

Qyteti i quajtur “The Line” do të shtrihet në një gjatësi prej 170 kilometrash.

“The Line” do të jetë pjesë e projektit prej 500 miliardë dollarësh të quajtur “Neom”.

Ndërtimi është planifikuar të fillojë në tremujorin e parë.

“The Line” do të jetë një qytet pa makina dhe pa rrugë.

Qyteti është projektuar të arrijë një popullsi prej një milion banorësh dhe do të krijojë 380 mijë vende pune deri në vitin 2030.

Infrastruktura do të kushtojë 100 deri 200 miliardë dollarë.

“Neom” do të shërbejë si një projekt që do të diversifikojë ekonominë e Arabisë Saudite.

Projekti u prezantua në 2017.

“Neom” do të shtrihet në më shumë se 10 mijë milje katrore në një zonë të veriperëndimit të vendit.

Analistë të ndryshëm janë spektikë për suksesin e këtij projekti në tërheqjen e investimeve të pretenduara.

Ky projekt vjen në kuadrin e nismës së Princit të Kurorës për të revolucionarizuar ekonominë e vendit.

Ekonomia e Arabisë Saudite është e lidhur ngushtë me industrinë e naftës, ku mbi gjysma e të ardhurave të qeverisë në 2020 u siguruan nga shitjet e naftës./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore