Shqipëria

Vizat amerikane, pre e një skeme mashtrimi


Ambasada Amerikane e Shteteve të Bashkuara (SHBA), në Tiranë, i ka bërë thirrje të gjithë individëve të mos bien pre e mashtrimeve për marrjen e vizave.

Një njoftimin e ambasadës amerikane, në Facebook, thuhet se shumë qytetarë janë mashtruar nga faqe të rreme në internet, nga email-e të ndryshme që mund të kenë marrë për tarifat shtesë që duhen paguan në mënyrë që të marrin një vizë.

“Mos harroni, Departamenti i Shtetit nuk do t’ju kërkojë kurrë të transferoni para tek një individ apo organizatë tjetër për të marrë vizën tuaj. Informoni veten në mënyrë që të mos bëheni viktimë e një mashtrimi”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore