Stil

Vivienne Westwood prezanton koleksionin e saj të veshjeve


Stilistja Vivienne Westwood është frymëzuar për koleksionin e saj të veshjeve, nga piktura “Daphnis dhe Chloe” (1743) e piktorit francez François Boucher.

Piktura është bërë lajtmotivi i koleksionit duke pasur në qëndër të saj qiellin, dhe ngjyrat.

Stili është unisex. Rrobaqepësitë klasike britanike po rishikojnë prodhimin e stileve të reja.

Gjithashtu ka veshje me xhinse të ricikluara, dhe rroba me përbërje mëndafshi.

Ideja e stilistes është të krijojë rroba që zgjasin në kohë, dhe mund të vishen për shumë sezone. Mbi 90% e koleksionit vjeshtë-dimër 2021/2022 u bë me materiale që kanë një ndikim të reduktuar në mjedis.

Për më tepër Westwood po punon me furnitorë të cilët kanë mbështetur programin “Greenpeace Detox” për reduktimin e kimikateve të rrezikshme.

Gjithashtu, shtëpia e modës  në bashkëpunim me “Canopy Planet”, është fokusuar në mbrojtjen e ekosistemeve pyjore më të rëndësishme në botë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore