Lajme

Vitia sërish premton përmirësimin e shërbimeve shëndetësore


Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka premtuar sërish përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

Këtë Vitia e ka bëri gjatë pjesëmarrjes së tij në organizimin për “Ditën Botërore të Shëndetit”, duke përmendur se kanë rritur buxhetin nga 198 milionë euro në 296 milionë euro për sektorin publik shëndetësor në dy vitet e fundit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës në Kujdesin Parësor Shëndetësor, përmes grantit specifik për vitin 2023 ka aprovuar edhe 299 pozita për mjek familjar dhe infermierë. Gjithashtu në grantin specifik janë buxhetuar, vizitat në shtëpi për kujdes paliativ dhe vizitat për nëna dhe fëmije në vlerë prej 3.2 milion euro”.

“Gjatë vitit 2022 në kuadër të vizitave ne shtëpi për nëna dhe fëmijë janë ofruar shërbime në 25 komuna me 34,142 vizita në shtëpi”, ka deklaruar Vitia.

Ndërsa, udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, Oleksandr Martynenko kërkoi nga qytetarët “që të jenë më të kujdesshëm dhe të bëjnë kontrolle së paku një herë në vit për të parandaluar ndonjë sëmundje në stad të hershëm”.

Problemet në klinika, mungesa e infrastrukturës, mungesa e barnave, fashave, lista e pritjes në QKUK, çmimet e barnave, infuzioneve, e krejt në fund largimi çdo vit e më shumë i mjekëve nga Kosova, vazhdojnë të jenë vetëm disa nga problemet e vjetra që e shoqërojnë shëndetësinë kosovare.

Përveç kësaj aktualisht mjekët janë duke u përballur me mungesë të shtesave, shujtave dhe letrave higjienikë.

7 prilli është Dita Botërore e Shëndetit.

Këtë vit koncepti i Ditës Botërore të Shëndetit ishte “Shëndet për të gjithë” e cila ka përqëllim që të vetëdijesojë qytetarët për shëndetin në jetën tonë, për stabilitetin, paqen dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore