Zgjedhjet në Kosovë

Vitia: Rezultati aktual është i jashtëzakonshëm për VV-në


Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës Arben Vitia.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës Arben Vitia, është deklaruar se rezultati është i jashtëzakonshëm për partinë e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Të dhënat që i kemi ne, është një diferencë e jashtëzakonshme. Derisa të përfundojnë të gjitha të dhënat, s’mund të prononcohemi për këtë. Verdikti i qytetarit është themelor që e bën të veten”, ka deklaruar Vitia për KOHËN.

Ai shtoi se, “është herët të flitet për balotazh pasi duhet pritur rezultatin final, duke shtuar që posa ta marrin këtë, do të shohin se si t’i qasen balotazhit”.

Vitia, tutje ka thënë se janë dukshëm duke prirë karshi kundërkandidatëve.

“Secili rezultat që do të dalë nga këto zgjedhje, ne do të bëjmë analizë. Duke i analizuar këto të dhëna, do ta kthejmë në një mënyrë reflektimin tonë”.

Ndërsa, tha se janë duke punuar në procesimin e të dhënave që po i marrin nga komisionarët nëpër qendra të numërimit, derisa ka shtuar se të dielën e 17 tetorit ka fituar qytetaria.

Sipas Exit Poll-it të realizuar nga Albanian Post dhe Instituti Source, Prishtina do ta ketë një raund të dytë zgjedhjesh për kryetar të Prishtinës

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, përkundër pritjeve të partisë, nuk ka arritur ta fitojë garën qysh në raundin e parë, përkundër se ka dalur i pari.

Vitia ka arritur rezultat prej 44.5% për qind në Prishtinë.

I dyti është kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, me 26.5 %, derisa në vendin e tretë, me një rezultat të afërt me Ramën, është Uran Ismaili i Partisë Demokratike të Kosovës

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore