Stil

Viti ku thonjtë kthehen në art


Viti 2021 ka të bëjë me artin e thonjve. Estetistët thonë që thonjtë këtë vit do të jenë pak më të shtrenjtë pikërisht prej pikturave apo modeleve pak më të ndërlikuara që do të sjelli 2021-i.

Ideja e gjërave më të theksuara lidhet dhe me izolimin. Pandemia solli mungesë të qendrave estetike, ndaj të gjithë ne po drejtohemi të shijojmë të bukurën në maksimum.

Në një komunikim për Albanian Post, estetistja Brunilda Çuni shprehet se punimi i thonjve ka pasur një rritje këtë periudhë.

“Klientët po kërkojnë ide dhe punime nga më të veçanta. Kjo pasi pandemia solli një frymë tjetër të kujdesit ndaj vetes, siç është shëndeti. Tashmë që gjërat po shkojnë drejt përmirësimit e gjithë vëmendja shkon drejt pamjes së jashtme dhe shijimit të gjithçkaje që ishte mbyllur më parë”, shprehet ajo.

Në varësi të preferencave, dëshirave, disponimit dhe aftësisë për tu ndjerë sa më të rehatshëm të jetë e mundur, Brunilda na rekomandon disa prej trendëve të fundit. Disa janë të kërkuara nga vetë klientët e disa të krijuara nga ajo vetë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore