Shqipëria

Viti i ri shkollor nis më 12 shtator, thotë Kushi


Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, përmes një postimi në median sociale Facebook bëri me dije se viti shkollor 2022-2023 për të gjithë arsimin parauniversitar, do të fillojë më datë 12 shtator.

“Për nxënësit dhe mësuesit e arsimit 9-vjeçar lajmi i mirë është se vitin e ardhshëm do të kenë edhe një javë më shumë pushim pas periudhës së dytë mësimore, nga data 3-9 prill 2023”, shkruan Kushi.

Sipas saj, mësuesit do të kenë më shumë kohë për vlerësimet e nxënësve dhe përgatitjet në vijim.

“Në këto ditë, nxënësit do të pushojnë, por edhe luajnë dhe argëtohen për të marrë energji të reja për periudhën e fundit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore