Biznes

Viti i kaluar me 3.6% të ndërmarrjeve të huaja aktive në vend


Ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta në vitin 2020 zënë 3.6 për qind të ndërmarrjeve aktive që operojnë në vend.

Gjithashtu janë vendet e Bashkimit Evropian, ato që zënë pjesën më të madhe të punësimit në këto ndërmarrje, me 77.8 për qind të punësimit në total.

Kështu ka rezultuar nga një botim mbi “Ndërmarrjet e huaja në Shqipëri” nga Instituti i Statistikave (INSTAT).

Këto statistika mbi ndërmarrjet private të huaja dhe të përbashkëta synojnë të monitorojnë situatën, strukturën, intensitetin e tregtisë dhe performancën e tyre brenda territorit shqiptar, për periudhën 2018-2020.

Ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta

Në vitin 2020, ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta zënë 3.6 për qind të ndërmarrjeve aktive që operojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta, 2018-2020

Ato me origjinë nga shtetet e Bashkimit Evropian zënë mesatarisht 60.7 për qind të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta, ndërkohë shtetet e Ballkanit Perëndimor përfaqësojnë 8.9 për qind të këtyre ndërmarrjeve

Struktura e ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta sipas rajoneve, 2020
Ndërmarrje të huaja dhe të përbashkëta sipas shteteve, 2018-2020
Ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta sipas pronësisë dhe rajoneve

Në ekonominë shqiptare, ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta nga Shtetet e Bashkimit Evropian janë mbizotëruese në aktivitetet: shërbime të tjera me 24.0 për qind, tregti me 13.8 për qind dhe industri me 10.8 për qind.

Ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta sipas aktiviteti ekonomik dhe rajoneve, 2018-2020

Gjatë vitit të kaluar, ndërmarrjet nga vendet e BE-së me një deri në nëntë të punësuar mbulojnë 81.1 për qind të të gjitha ndërmarrjeve të BE-së.

Ndërkohë, ndërmarrjet me mbi 250 të punësuar mbulojnë 1.4 për qind.

Ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta sipas madhësisë së ndërmarrjes, 2018-2020

Treguesit kryesorë ekonomikë të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta

Në vitin 2020, ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta kanë realizuar 16.4 për qind të punësimit gjithsej dhe 22.6 për qind të shitjeve neto.

Përqindja e treguesve kryesorë në ndërmarrjet me pronësi të huaj dhe të përbashkët ndaj
ndërmarrjeve shqiptare, 2018-2020

Po atë vit, nga vendet e BE-së, Italia ka zënë 48.0 për qind të punësimit dhe 21.2 për qind të shitjeve neto.

Në vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova ka mbuluar 2.9 për qind të punësimit dhe 3.5 për qind të shitjeve neto gjatë të njëjtës periudhë kohore.

Struktura e treguesve kryesorë në ndërmarrjet me pronësi të huaj dhe të përbashkët sipas shteteve,
2018-2020

Vendet e BE-së përfaqësojnë pjesën më të madhe të punësimit në ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta. Në vitin 2020, këto vende kanë zënë 77.8 për qind të punësimit gjithsej.

Struktura e punësimit në ndërmarrjet me pronësi të huaj dhe të përbashkët

Për sa i përket shitjeve neto, situata duket e ngjashme me atë të punësimit.

Vendet e BE-së kanë pjesën më të madhe të shitjeve neto në ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta me 67.4 për qind.

Struktura e shitjeve neto në ndërmarrjet me pronësi të huaj dhe të përbashkët

Për treguesin e punësimit përqindja më e lartë e ndërmarrjeve me pronësi të huaj dhe të përbashkët për vitin 2020 është në sektorin e Industrisë përpunuese me 38.9 për qind.

Për treguesin e shitjeve përqindja më e lartë e ndërmarrjeve me pronësi të huaj dhe të përbashkët është në sektorin e Tregtisë me 30.0 për qind.

Struktura e treguesve kryesorë sipas aktivitet ekonomik, 2018-2020

Në sektorin e Industrisë nxjerrëse, pjesa më e madhe e shitjeve neto realizohet nga ndërmarrjet e zotëruara nga grupi i Shteteve të tjera me 82.9 për qind, ku Kina është vendi dominues me 59.2 për qind.

Në sektorët e tjerë, pjesa më e madhe e shitjeve neto u realizua nga shtetet e BE-së, Industri përpunuese (61.0 për qind), Energji Elektrike & Ujë (73.3 për qind), Ndërtim (70.6 për qind), Tregti (70.8 për qind), Transport & Komunikacion (65.8 për qind) dhe Shërbime të tjera (81.9 për qind).

Në grupin e vendeve të BE-së, Italia dominon në sektorin e Industrisë përpunuese me 35.4 për qind, Ndërtim me 20.5 për qind, Akomodimi dhe restorante me 11.8 për qind dhe Shërbime të tjera me 28.1 për qind.

Struktura e shitjeve për ndërmarrjet me pronësi të huaj dhe të përbashkët sipas shteteve për çdo
aktivitet ekonomik, 2020

Gjatë vitit të kaluar, ndërmarrjet me 250 dhe më shumë të punësuar kanë zënë 35.7 për qind të të punësuarve gjithsej, si dhe kanë realizuar pjesën më të madhe të shitjeve neto me 32.4 për qind.

Treguesit kryesorë sipas madhësisë së ndërmarrjes, 2020 (%)

Investimet Direkte

Në fund të vitit 2020, vendet e BE-së përbënin pjesën më të madhe të stokut me 54.4 për qind, të dominuara nga Holanda dhe Italia respektivisht me 16.3 për qind dhe 10.2 për qind.

Investime Direkte, stoku sipas vendeve (mil Euro)

Për atë vit, Holanda dhe Zvicra kanë dominuar fluksin e investimeve direkte, respektivisht me 21.5 për qind dhe 19.8 për qind, por me një fluks në rënie krahasuar me vitin pararendës.

Investime Direkte, fluksi sipas vendeve (mil Euro)

Sektorët “Energjia elektrike, gazi dhe furnizimi me ujë” dhe “Industria nxjerrëse” vazhdojnë të përbëjnë vlerat më të larta të stokut edhe në fund të vitit 2020, përkatësisht me 30.3 për qind dhe 14.5 për qind.

Invetime Direkte, stoku sipas aktiviteteve (mil Euro)

Sektorët “Energjia elektrike, gazi dhe furnizimi me ujë”, “Industria nxjerrëse” dhe “Aktivitete financiare dhe të sigurimit”, përbënin vlerat më të larta të fluksit, përkatësisht me 27.5 për qind, 14.2 për qind dhe 14.1 për qind.

Investime Direkte, fluksi sipas aktiviteteve (mil Euro)

Tregtia e Mallrave sipas Ndërmarrjeve

Në vitin 2020, numrin më të madh të ndërmarrjeve me pronësi të huaj dhe të përbashkët e zënë ndërmarrjet me pronësi/bashkëpronësi italiane dhe greke.

Atë vit, numri ndërmarrjeve eksportuese me pronësi/bashkëpronësi italiane ishte 356 dhe me pronësi/bashkëpronësi greke 69.

Ndërkohë, për importet e mallrave, numri i ndërmarrjeve importuese me pronësi/bashkëpronësi italiane rezulton 555 dhe me atë greke 136.

Numri i ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta sipas vendeve të pronësisë, 2018-2020

Në vitin 2020, pjesën më të madhe të vlerës së eksporteve të mallrave të ndërmarrjeve me pronësi të huaj dhe të përbashkët e zënë ndërmarrjet me pronësi/bashkëpronësi italiane me 46.5 për qind.

Kurse ndërmarrjet me pronësi/bashkëpronësi turke rezultojnë me 14.7 për qind dhe ndërmarrjet me pronësi/bashkëpronësi kineze 9.7 për qind.

Referuar vlerës së importeve të mallrave për të njëjtën periudhë ndërmarrjet me pronësi/bashkëpronësi italiane, gjithashtu zënë pjesën më të madhe të vlerës së importeve me 35.7 për qind.

Ato ndiqen nga ndërmarrjet me pronësi/bashkëpronësi turke me 14.4 për qind dhe ato greke mesatarisht me 7.4 për qind.

Eksportet dhe importet e ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta gjithsej, sipas vendeve të
pronësisë, 2018-2020

Në vitin 2020, eksportet e mallrave të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta përbëjnë 53.0 për qind, të eksporteve të mallrave gjithsej.

Ndërkohë, importet e mallrave të këtyre ndërmarrjeve përbëjnë 27.4 për qind të importeve të mallrave gjithsej.

Struktura eksporte / importe mallrash të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta në ndërmarrjet
gjithsej, 2018-2020

Në të njëjtin vit, eksportet e mallrave të ndërmarrjeve me pronësi/bashkëpronësi nga vendet e BE-së zënë 65.7 për qind të eksporteve të mallrave të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta.

Kurse importet e mallrave këtyre ndërmarrjeve përbëjnë 69.6 për qind, të importeve të mallrave të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta.

Struktura eksporte / importe mallrash të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta nga vendet e BEsë në ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta gjithsej, 2018-2020

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore