Lajme

Viti i Depresionit të Madh


Memli Krasniqi ne Parlament

Askujt s’ia kishte marr mendja se kjo qeveri do rehatohet kaq shpejt në kolltuçe të pushtetit dhe ta humbë ndjenjën me realitetin dhe lidhjen me popullin, tha kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në fjalimin e tij në seancën e parë të sesionit vjeshtor të Parlamentit të Kosovës.

Ai deklaroi se viti 2022 do të mbahet mend si “viti i Depresionit të Madh”.

“Shkak është kjo qeveri që s’gjen zgjidhje për problemet. Ka krizë të rëndë ekonomike. Qytetarët po varfërohen, mundësitë e ndërmarrjeve po zvogëlohen. Qeveria është akomoduar në pushtet dhe e ka humbur ndjenjën. Për faktin se vetë janë akomoduar mirë, mendojnë se edhe qytetarët janë mirë”, deklaroi Krasniqi.

“Krizën qeveria nuk e sheh si krizë ekonomike, por si luftë politike” e kjo është gabim tha Krasniqi

“Çmimet janë rritur, të ardhurat kanë mbetur të pandryshuara që do të thotë që në terma real, fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm”.

Kryetari i PDK-së ka pasur disa propozime për qeverinë se si të dilet nga kriza.

“Këto janë pesë masa që duhet t’i marr qeveria për të dhënë efekt të menjëhershëm: Të lirohen nga TVSH të gjitha mallrat esenciale të konsumit për një periudhë gjashtë mujore. Të eliminohet për gjashtë muaj akzia për naftë, të lirohen konsumi i energjisë elektrike nga akciza për një periudhë gjashtë mujore dhe të subvencionohen me 25 për qind faturat e atyre që konsumojnë deri 1200 kilovat. Të rritën pagat aq sa është rritur inflacioni dhe të lejohet tërheqja e kursimeve pensionale deri në 30 për qind nga Trusti”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore