Film

“Vitet e pritjes” e restauruar në Festivalin Gjerman të Filmit


Të martën e 20 prillit, bëhet shfaqja premierë e filmit të restauruar shqiptar “Vitet e pritjes”. Premiera do të shfaqet në festivalin gjerman të filmit “goEast- Festival of Central and Eastern European Film”. Kjo e fundit po mbahet në Wiesbaden, Gjermani nga data 20 deri më 26 prill.

Arkivi Qendror i Filmit njoftoi në 6 janar se ishte drejt përfundimit të procesit për restaurimin e filmit. Regjizori Steven Kastrissios mori përsipër restaurimin e filmit. Ai njihet nga publiku shqiptar për realizimin e filmit të parë horror në shqip “Bloodlands”.

Fabula

Tematika e filmit është emigracioni i viteve 30-të.  Gjon Kodri kthehet nga Amerika, por e ka të pamundur të integrohet përsëri në jetën e fshatit.

Me një shtëpi të braktisur, nënë të vdekur dhe motër të martuar shumë larg, ai nuk di nga t’ia filloj.

Të gjithë e pyesin për emigrantë të tjerë që nuk kanë më lidhje me familjet, por ai rri i heshtur dhe nuk është në gjëndje të komunikojë.

Këmbana është metafora që përdoret më shpesh në film. Lajmet vijnë nëpërmjet tingullit të saj, e cila në film konsiderohet si “këmbana e gjëmës”.

Ky është sinopsi i filmit “Vitet e pritjes” ku interpretojnë disa nga aktorët më të mirënjohur të kinemasë shqiptare si Xhevdet Ferri, Sheri Mita, Margarita Xhepa, Stavri Shkurti, Birçe Hasko, Marjeta Ljarja, Vasjan Lami, Birçe Hasko, Rozeta Ferri etj.

Teodor Laço nuk nguroi asnjëherë të rrëfente të vërtetën e autobiografisë që shkroi. Ai ishte djalë i një emigranti që kishte vuajtur sepse nuk mundi dot të njihte të atin, i cili u kthye pas 22 vitesh.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore