Aplikacione

Visa, shpenzimet për kartat e lidhura me kripto tejkaluan 1 miliard dollarë


Kompania e shërbimeve financiare, Visa Inc, ka njoftuar se klientët e saj shpenzuan më shumë se një miliard dollarë në kartat e saj të lidhura me kripto në gjysmën e parë të këtij viti, pasi procesori i pagesave ndërmerr hapa për t’i bërë transaksionet kripto më të buta.

Agjencia e lajmeve, Reuters, tregon se kompania po bashkëpunon me 50 platforma kriptovalutash për ta bërë më të lehtë për klientët që të konvertojnë dhe të shpenzojnë monedha digjitale në 70 milionë tregtarë në të gjithë botën.

Dhe se masa e ndërmarrë është në përputhje me pranimin më të gjerë të Visa-s të monedhave digjitale.

Kompania financiare, në muajin mars, njoftoi se do të lejojë përdorimin e monedhës USD për të shlyer transaksionet në rrjetin e saj të pagesave.

Gjatë kohëve të fundit, ndjenjat e investitorëve për kriptovalutat janë acaruar disi, me goditje të rregullatorëve në Kinë dhe gjetkë. Bitcoin-i, kriptomonedha më e madhe në botë, ka parë një rrëshqitje ndëshkuese pas euforisë në fillim të këtij viti.

Sidoqoftë, një grumbull me emra të profilit të lartë po vazhdojnë të forcojnë përfshirjen e tyre në asetet digjitale.

Jo më larg se javën e kaluar, gjigandi i investimeve japoneze, SoftBank Group Corp, kreu një investim prej 200 milionë dollarësh në Mercado Bitcoin, një nga shkëmbimet më të mëdha të kriptomonedhave në Amerikën Latine.

Wells Fargo & Co ka deklaruar në muajin maj se do të ishte në bordin e një strategjie kriptomonedhe të menaxhuar në mënyrë aktive për klientët e saj të pasur, ndërsa Goldman Sachs Group Inc nisi një ekip tregtimi kripto po në të njëjtin muaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore