Ekonomi

Visa ofron shërbime kriptovalute për bankat


Visa njoftoi se po krijon një projekt pilot për një seri të ndërfaqeve të programimit të aplikacioneve (API). Projekti do të lejojë bankat të ofrojnë shërbime bitcoin.

Programi pilot, API, do të lejojë klientët “të lidhen lehtësisht në infrastrukturën e ofruar nga partneri i Visa, Anchorage”. Kjo e fundit është një bankë digjitale që ka si qëllim t’iu bëjë të mundur klientëve të VISA-s të blejnë dhe shesin kriptovaluta.

Më parë, Visa ishte përqendruar të ndihmonte kompanitë e kriptovalutave të lëshonin karta bankare. Ajo ka bashkëpunuar me 35 firma të tilla deri më sot.

Për Visa-n është hera e parë që kompania ka ofruar shërbime kriptovalute për bankat.

Javën e kaluar, CEO i Visa-s, Al Kelly, se monedhat e qëndrueshme mund të përdoren për “tregti globale”. Ai shtoi se “në masën që një monedhë specifike digjitale bëhet një mjet i njohur shkëmbimi, nuk ka asnjë arsye pse nuk mund ta shtojmë atë në rrjet”.

Faza e tjetër

“Kjo po zhvendoset në fazën tjetër të strategjisë së Visa-s. Ne po shohim se si kompania jonë mund të jetë gjithashtu një urë midis mijëra institucioneve financiare. Do t’i ndihmojë ata të futen në botën në rritje të aktiveve të kripto-s”, tha drejtori i VISA Crypto, Cuy Sheffield, për redaksinë e specializuar në kriptovaluta, CoinDesk. “Po presim për të parë se si duken testet paraprake. Do marrim parasysh angazhimin i konsumatorit për gjëra të tilla si mesatarja e kostos për të blerë bitcoin ose për gjëra të tilla si marrja bitcoin si pagesë”.

Lajmet e Visa-s vijnë pasi Anchorage u bë banka e parë kombëtare kripto e aprovuar nga Zyra e Kontrollorit të Valutës në SHBA (OCC). Sheffield sqaroi se Visa kishte punuar për këtë produkt me Anchorage dhe rregullatorët shumë kohë para se të jepej aprovimi.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore