Ekonomi

Visa mund të pranojë kriptovaluta


Drejtori ekzekutiv(CEO) i shërbimit financiar “Visa”, Al Kelly, tha se kompania e tij është në gjendje të bëjë kriptovalutat më “të sigurta, të dobishme dhe të zbatueshme”. Ai  mund t’i shtojë ato në rrjetin e pagesave të Visa-s. Duke folur në konferencën fiskale të fitimeve të kompanisë në tremujorin e parë 2021, Kelly përshkroi kriptovalutat si bitcoin si “ari dixhital”. Por, shtoi ai, “akoma, nuk përdoren si një formë pagese në mënyrë të përditshme”.

“Strategjia jonë këtu është të punojmë me portofola dhe këmbimet valutore. Kjo, për t’u dhënë mundësi përdoruesve të blejnë kriptovaluta duke përdorur kredencialet e tyre të Visa-s. Gjithashtu mund të nxjerrin para nga kredencialet tona për të bërë një blerje me para në dorë”, tha Kelly.

CEO gjithashtu tha që monedhat e qëndrueshme mund të përdoren për “tregti globale”. Për “monedhat digjitale” si tha se mund të përdoren për t’i transferuar nga një vend në tjetrin.

Kelly shtoi: “Sot, 35 nga platformat kryesore dhe monedhat digjitale kanë zgjedhur tashmë të pranojnë Visa. Këtu përfshihen Crypto.com, BlockFi, Fold dhe BitPanda. Këto marrëdhënie portofoli përfaqësojnë potencialin për më shumë se 50 milionë kredenciale të Visa. Është e vetëkuptueshme, për aq sa një monedhë specifike digjitale po bëhet një mjet i njohur shkëmbimi, nuk ka asnjë arsye pse nuk mund ta shtojmë atë në rrjetin tonë, i cili tashmë mbështet mbi 160 valuta”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore