Sport

Virgil Van Dijk: Nuk jam robot, duhet të kem kujdes


Këtë edicion, Virgil Van Dijk pas lëndimit në ligamentet e gjurit që e la jashtë fushës së blertë për afro një vit.

Mbrojtësi holandez u lëndua në tetor të vitit të kaluar në dërbin e Merseyside përbalë Everton-it.

Pas një dueli me portjerin Jordan Pickford, Van Dijk u detyrua të lë fushën para kohë dhe të mos kthehet për afro një vit.

Ky lëndim i humbi holandezit edhe EURO 2020-shin me Holandën.

Por, në fillim të këtij sezoni, ai u rikthye në fushë, sikur mos të kishte qenë i lënduar asnjëherë.

Rikthimi i tij e ka kthyer stabilitetin në mbrojtjen e Liverpool-it, që tani po pëson shumë më pak, ashtu siç ishte edhe para lëndimit të holandezit.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes përballë Atletico Madrid-it, ai foli në pika të shkurtëra rreth lëndimit të tij.

“E kisha të vështirë”, filloi ai, “si çdo kush pas një lëndimi të tillë, por kjo është jeta dhe duhet të pajtohesha me faktin që puna është e vetmja gjë që do me kthente aty ku isha”.

“Nuk jam robot”, vazhdoi Van Dijk, “duhet të kem kujdes, ta marrë punën ditë pas dite, çdo ditë ndryshe”.

“Jam kthyer pas një lëndimi shumë serioz në gju. Jam kritiku më i madh i vetes, e di çfarë duhet të bëj që të bëhem më i mirë”, u shpreh ai.

Sa i përkët Champions League-s, ai tha që ata nuk kanë më nevojë për motivim.

“Mjafton fakti që jemi në këtë kompeticion, ska nevojë për asnjë motivim shtesë”.

Pas dy ndeshjeve të para, Liverpool-i ka gjashtë pikë me dy fitore, dhe kualifikimi i tyre në fazën tjetër është më shumë një çështje e ‘kur’, dhe jo ‘nëse’.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore