Sport

Villarreal-i ka një rekord të veçantë për sezonin e ri


Skuadra e Villarreal-it është duke kaluar në formë shumë të mirë në këtë fillim të sezonit në La Liga.

“Nëndetsja e verdhë” shënoi fitore me rezultat 4:0 ndaj Elche-s, në ndeshjen e javës së katërt të futbollit spanjoll.

Ky ishte suksesi i tretë i Villarreal-it, derisa ata kanë edhe një barazim, duke u renditur në vendin e tretë në tabelë me 10 pikë, dy më pak se Real Madrid-i i vendit të parë.

Tani Villarreal ka një rekord të veçantë. Skuadra spanjolle ende nuk ka pësuar asnjë gol në këto katër ndeshjet e para, duke shënuar nëntë sosh.

Deri më tani në top 5 ligat e mëdha evropiane asnjë ekip nuk e mban një rekord të tillë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore