Sport

Vila e Ronaldo-s në Portugali rezulton ndërtim pa leje, gati prishja e pjesshme


Vila e Cristiano Ronaldo-s në veri të Portugalisë ka shkaktuar shumë reagime. Prona miliona dollareshe e yllit të futbollit është vënë në qendër të kritikave.

Duket se nuk ka qetësi për Ronaldo-n. Ai dhe skuadra e tij morën një humbje turpëruese në Premier League këtë fundjavë përballë Liverpool-it në shifrat 5-0. Sikur të mos mjaftonte kjo, Ronaldo do të përballet dhe me autoritetet shtetrore në Portugali.

Vila e pesë herë fituesit të “Topit të Artë” ndodhet në Geres, një zonë në Portugalinë veriore. Ajo ka kushtuar rreth 3 milionë euro. Por, një pjesë e saj duhet të prishet, pasi nuk është me leje.

Manuel Tibo, kreu i këshillit lokal, ka konfirmuar lajmin. Shtesa që do të prishet është një fushë tenisi dhe një godinë shtesë.

“Ronaldo ka ndërtuar edhe jashtë zonës së planifikuar dhe kjo është e paligjshme”, tha Tibo për “The Sun”.

Sipas raportimeve nga “The Sun” edhe Ronaldo e ka pranuar vendimin. Ai ka aplikuar për leje shembjeje. Pjesa që do të prishet përfshinë fushën e tenisit rreth 300 metër katror dhe aneksin 115 metër katror. Prishja do të kryehet në mars të 2022.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore