Lajme

Viktima e Tesla-s, pa duar në timon


Drejtuesi i një makine elektrike, Tesla, që ka qenë i përfshirë në një përplasje fatale, ka pasur video në mediat e tij sociale duke vozitur pa vendosur duart në timon dhe këmbët te pedalet.

Agjencia e lajmeve, Reuters, ka treguar se për këtë përplasje të makinës Tesla, autoritetet kaliforniane të autostradës kanë thënë se ajo mund të ketë qenë duke operuar me autopilot.

Ngjarja ka qenë e datës pesë maj ku një makinë Tesla Model 3 u përplas me një kamion në një autostradë në Fontana. Kjo përplasje shkaktoi vrasjen e shoferit të Tesla-s dhe plagosjen e shoferit të kamionit. Gjithashtu edhe një motorist që kishte ndaluar për ta ndihmuar.

Në një hetim paraprak të policisë u konstatua se makina Tesla kishte të aktivizuar sistemin e ndihmës së shoferit, Autopilot, para se të ndodhte përplasja.

Mirëpo, më pas policia ka bërë një korrigjim duke thënë se “nuk është bërë një përcaktim përfundimtar se në çfarë mënyre po drejtohej Tesla”.

Në llogarinë e pretenduar të viktimës në TikTok janë postuar dy video të burrit, i cili voziste me duart larg timonit. Ai ishte 35 vjeçari Syeven Hendrickson nga Running Spings në Kaliforni.

Në një nga videot është thënë se “çfarë mund të bëja pa Tesla-n time me vetëdrejtim të plotë pas një dite të gjatë në punë”, ndërsa në videon tjetër është thënë se “të vish në shtëpi nga LA pas punës, falë zotit, vetëdrejtimi…makina më e mirë ndonjëherë”.

Sipas ekspertëve, fakti që Tesla e quan karakteristikën e ndihmës së shoferit Autopilot si “vetëdrejtim i plotë” mund të ndikojë në mashtrimin e konsumatorëve duke besuar se makina mund të drejtohet vetvetiu.

Edhe pse kompania ka cilësuar në faqen e saj zyrtare se tipari Autopilot nuk e bën automjetin autonom.

Nga ana tjetër, Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostradë ka hetuar një seri rastesh të përplasjeve të makinave Tesla duke përfshirë rastin e Fontana-s dhe një tjetër në Texas gjatë muajit të kaluar ku u vranë dy burra.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore