Shqipëria

Vijon vaksinimi i uniformave blu në Shqipëri


Të shtunën e 3 prillit ka filluar vaksinimi për uniformat blu në Shqipëri.

Që në orët e para të mëngjesit, forca të shumta policore i janë drejtuar qendrës së vaksinimit, për të marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid.

Deri më sot, në vendin tonë janë kryer 192 mijë vaksinime.

Dozat e marra janë nga kontratat me kompanitë Pfizer, AstraZeneca dhe Sinovac. Ndërsa ato nga kompania farmaceutike Sputnik janë dhuratë nga Emiratet e Bashkuara.

Sipas ministres së Shëndetësisë, Orgerta Manastirliu, Shqipëria renditet në vendin e parë në Evropë, për vaksina të administruara për frymë, në shtatë ditët e fundit.

Ndërkohë vijon dhe procesi i vaksinimit për gazetarët dhe të moshuarit mbi 70 vjeç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore