Shqipëria

Vijon puna për rrugën Durrës – Porto Romano


Vijojnë punimet në lotin e tretë të rrugës Durrës – Porto Romano, një segmend ky, i cili do të lehtësojë qarkullimin nga qyteti bregdetar drejt portit të ri të mallrave, i cili do të zëvendësojë atë aktual në Durrës.

Ky i fundit, do të kthehet në një port turistik – investim mbi 2 miliardë euro i kompanisë prestigjoze botërore, Emaar.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka inspektuar punimet në këtë segment rrugor. Parashikohet se punimet do të mbyllen në shtator.

Kjo rrugë do të prekë edhe investimin e Eco-Parkut fotovoltaik në Spitallë. Ky do të jetë i dyti më i madh në Shqipëri, pas atij të Lagunës së Karavastasë.

Kompania fituese është ajo franceze Voltalia. Fotoparku me prodhim energjie 100 megavat, do të sjellë fitime për shtetin, pasi 70% e energjisë i kalon këtij të fundit për përdorim.

Të gjitha projektet në atë zonë janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën. Pikërisht për këtë fakt, po ndërtohet ky segment rrugor, i cili i lidh të gjithë.

Ky zhvillim do të sjellë përtej industrializimit të zonës, edhe urbanizim në pjesën e Spitallës, ku ka banorë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore