Shqipëria

Vijon mёsimi online nё universitete


Nё takimin e zhvilluar midis Ministrjes sё Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe Ministrjes sё Arsimit, Evis Kushi, me ekipin e ekspertёve u vendos se do tё vijojё zhvillimi i mësimit online për studentët.

“Vendimi për të vijuar mësimin online nё universitete nuk ishte i lehtë, por është marrë në të mirë të studentëve, familjeve të tyre dhe shëndetit publik”, u shpreh Kryetarja e Komitetit të ekspertëve, Mira Rakacolli.

Rakacolli tha se ka një shtim të incidencës nga data 6 deri në 8 janar, me 291 raste në 100 mijë banorë nga 227 raste që ishin një javë më parë.

Rritja e incidencave ёshtё konstatuar pёrgjithёsisht tek grupmosha 15-24 vjeç.

Sipas saj, pavarësisht se nuk ka njё rritje të numrit tё vdekjeve, vazhdimi i masave pёr orёn policore, ndёrprerja e fluturimeve me Britaninё e Madhe dhe vijimi i mёsimit online do tё jetё ende i nevojshёm.

“Konviktet mund të shndërrohen në vatra të sëmundjes. Tirana ka numrin më të lartë të rasteve. Shumica e universiteteve janë në Tiranë. Ardhja e studentëve dhe më pas shkuarja në shtëpi bën që të shpërndahet infeksioni. Një vendim i ngjashëm është marrë në shumë vende të botës”, deklaroi Rakacolli./AlbanianPost.com

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore