Shqipëria

Vijon fluksi i shtuar i rasteve të reja me COVID në Shqipëri, 3 viktima në 24 orë


Fluksi me raste të shtuara në valën e radhës të pandemisë së COVID-19 vijon në Shqipëri, ku në 24 orët e fundit, tre persona kanë humbur jetën dhe 2 mijë e 383 qytetarë kanë rezultuar pozitivë ndaj virusit.

Sakaq, 134 pacientë janë të shtruar në spitale, ku prej tyre 14 janë në gjendje më të rënduar.

Gjatë ditës së fundit janë kryer 7 mijë e 634 testime ditore, të shëruar, kanë qenë 1 mijë e 754.

Rastet aktive në vend janë të larta, duke shënuar 23 mijë e 593 të tilla.

Që prej fillimit të pandemisë, janë regjistruar zyrtarisht 241 mijë e 512 raste pozitive me coronavirus në Shqipëri. Prej tyre, 214 mijë e 633 janë shëruar.

Humbje jete në total kanë qenë 3 mijë e 286.

Për sa i përket qarqeve, Tirana është qarku me rastet më të shumta, ku aktive janë 11 mijë e 115. Fieri ndjek me 1 mijë e 875 raste, Elbasani me 1 mijë e 670 e më pas Durrësi, Shkodra, Vlora e Gjirokastra.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore