Lajme

Vijojnë përgatitjet për ceremoninë funebre të Princit Filip


Detajet e varrimit të Princit Philip do të konfirmohen “në kohën e duhur”, ka thënë, pas vdekjes së bashkëshortes së Mbretëreshës në moshën 99 vjeç.

Princi Philip do të përcillet në banesën e fundit duke kryer të gjitha nderimet që i takojnë një princi të të Mbretërisë së Bashkuar. Edhe pse COVID-19 ka komplikuara disi përgatitjet.

“Gjatë pandemisë së coronavirus-it, dhe në dritën e këshillimit të qeverisë, sipas udhëzimeve të distancimit social, rregullat e modifikuara funerale dhe përgatitjet e ceremonisë për Lartësinë e Tij, Dukën e  Edinburgh-ut  po konsiderohen nga Madhëria e Saj, Mbretëresha”, njoftoi me anë të një deklarate Pallati i Buckingham-it.

Pallati do të njoftojë më vonë kur do të mbahet varrimi dhe sa njerëz do të marrin pjesë.Funeralet aktualisht janë të kufizuara në 30 persona ose më pak sipas rregullave të coronavirus-it të Anglisë.

Pallati i Buckingham-it  konfirmon se detajet e ceremonisë mortore të princit Philip do të konfirmohen në vijim. Sipas Kolegjit të Armëve, organi që mbikëqyr protokollin ceremonial, flamujt në ndërtesat qeveritare dhe rezidencat mbretërore janë ulur në gjysmë shtizë dhe do të qëndrojnë të ulura deri në orën tetë të mëngjesit të ditës pasardhërdhëse, pas varrimit.

Rrjetet televizive britanike ndërprenë transmetimin e programeve pwr tw transmetuar ngjarjen. MB-ja hyn në një periudhë 8 ditore të zisë kombëtare. BBC-ja ka ndërprerë programet, duke i kushtuar kanalet kryesore televizive dhe radios vdekjes së dukës.

   

Vdekja e tij do të përshëndetet me 41 armë në mesditën e  11 prillit në disa vende në të gjithë MB-në.  Përfshirë, Kullën e Londrës dhe Kështjellën e Edinburgh-ut, në Gjibraltar dhe në anijet e Marinës Mbretërore.

Pallati mbretëror dhe qeveria britanike u bënë thirrje qytetarëve të mos mbledhin ose të vendosin lule jashtë rezidencave mbretërore për të nderuar nderuar princin Philip.

Pallati ftoi qytetarët të nënshkruanin një libër ngushëllimesh online për të shmangur turmat dhe radhët. Rikujtojmë se kur Mbretëresha Elizabeth-a ndërroi jetë në vitin 2002, arkivoli i saj u vendos në Westminster. Mijëra qytetarë nderuan për herë të fundit mbretëreshën.

Dëshira e princit Philipp ka qenë që të mos ketë një funeral  ceremoni shtetërore. Trupi i tij do të prehet në kështjellën Eindsor, ku ai kaloi javët e tij të fundit me Mbretëreshën. Varrimi i dukës do të mbahet në Kapelën e St George’s-it në kështjellë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore