Lajme

Videoja virale në Slloveni: Zjarrfikësit të rrethuar nga zjarri, shpëtohen për pak nga një avion ujë-mbajtës


Pamje nga videoja

Në rrjetet sociale është bërë virale një video nga lufta e zjarrfikësve me zjarrin në malet sllovene, dhe një situatë kur zjarret kishin rrethuar një grup prej tyre.

Siç shihet në video, një grup i madh zjarrfikësish po provonin të shuanin zjarret, por pozita e tyre ishte jashtëzakonisht e papërshtatshme për shkak se gjendeshin të rrethuar nga flakët dhe tymi.

Por, derisa dukej se beteja po humbej, një avion ujë-mbajtës që shfrytëzohet për këso raste, ka ardhur duke lëshuar tonelata uji dhe shpëtuar zjarrfikësit.

Më vonë u kuptua se autori i videos ishte zjarrfikësi, Klemen Gorup, i cili për N1, ka treguar rrethanat në të cilat ndodhi gjithçka.

 

“Zjarri filloi të përhapej dhe ne u vendosëm në rrugë për të mbrojtur ndërtesën e gjuetarëve. Fillimisht u duk se po e shuanim zjarrin, por pas era filloi të frynte dhe zjarri u afrua shumë dhe shpejt, nga të dyja anët”, thotë ai.

“Kështu na rrethoi dhe nuk mund të tërhiqeshim. Mbetëm aty, të mbuluar nga tymi për rreth dy orë, kishim zjarr lartë dhe poshtë nesh. Në atë situatë, pa e ditur fare, ka ardhur avioni. Ai na ka shpëtuar”, thotë zjarrfikësi.

“Besoj se duhet të na ketë parë se në çfarë situate jemi dhe ka lëshuar ujin”.

Sa u përket zjarreve atje, thotë se situata është ende shumë e rëndë, pasi, për shkak të temperaturave, zjarret po shfaqen kudo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore