Shqipëria

Vëzhgim me dronë, radarë e kamera, gjobiten 1752 shoferë, arrestohen 12


Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore nёpёrmjet mjeteve tё painformuara, radarёve, dronёve dhe kamerave tё vendosura ka intesifikuar kontrollet e qarkullimit rrugor.

Gjatë 48 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë arrestuar 12 drejtues mjetesh, 7 prej tyre për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 1 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Janë pezulluar 92 leje drejtimi, nga të cilat 76 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 16 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu janë vendosur 1752 masa administrative për shkeljet tё tilla si: parakalim i gabuar, pёrdorim i celularit gjatё drejtimit tё automjetit, shpejtёsi mbi nomrёn e lejuar, mospёrdorim i rripit tё sigurimit, mosvendosje e maskёs mbrojtёse, shkelje e semaforit.

Policia Rrugore ka apeluar për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore