Gatimi

Vezë me salmon të tymosur, burim energjie në ditë të ngarkuara


Receta e vezëve të rrahura me salmon të tymosur është një alternativë fantastike dhe ushqyese me proteina për vaktin e mëngjesit, pse jo, dhe pasditeve. Ato janë gjithashtu fantastike si antipastë, të lehta përpara vakteve dhe burim energjie për ditët e ngarkuara.

Kjo recetë sugjerohet nga shefi i kuzhinës, Renato Mekolli.

Përbërësit: 100 gr salmon i tymosur, 5 kokrra vezë, 5 lugë gjelle qumësht, 4 feta buke të thekur, 2 lugë gjelle vaj ulliri, kripë, piper, majdanoz, pak gjalpë.

Përgatitja

Në një enë vendosim vezët, qumështin, kripën, piperin dhe majdanozin. I përziejmë, që të krijohet një masë kremoze dhe e plotë. Ndërkohë vendosim vaj ulliri në një tigan në zjarr.

Shtojmë në tigan vezët e rrahura dhe i përziejmë vazhdimisht, në mënyrë që mos të thahen tërësisht duke i lënë pak më shumë se ç’duhet që të jenë të lëngshme.

Vezët e rrahura i hapim në fetat e bukës së thekur dhe vendosim sipër salmonin e tymosur, duke e shoqëruar me pak majdanoz dhe vaj ulliri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore