Momente

Vettel në timonin e Aston Martin për provën e sediljes


Pasi mbërriti në fabrikën Silverstone, Sebastian Vettel filloi të merrej me matjet e Aston Martin-it të tij të ri, duke kryer provën e sediljes, për Kampionatin Botëror 2021.

Të martën mbërritja në selinë e Silverstone, të mërkurën prova e sediljes dhe goditja e parë në timonin e Aston Martin. Aventura angleze e Sebastian Vettel ka filluar zyrtarisht me ekipin që mori drejtimin nga Kampionati Botëror i Racing Point. Të martën, Seb [astian] kishte mbërritur në fabrikën e ekipit me një Aston Martin, xhup dhe kapelë tërësisht jeshile.

Pas më pak se njëzet e katër orë, ish-piloti i Ferrarit ka ndryshuar tërësisht lukun, siç dëshmohet nga një foto e shpërndarë në rrjetet sociale të ekipit të Lawrence Stroll-it.

Pas katër Kampionateve Botërore në Red Bull dhe përvojës në Ferrari, e cila përfundoi në vitin 2020 me sezonin më të keq të karrierës së tij, Vettel do të vijojë me Aston Martin në Botërorin e ri, përkrah kanadezit Lance Stroll./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore