F1

Vettel dhe Alonso, kampionë në kërkim të riafirmimit


Gjashtë tituj botërorë për të dy, Sebastian Vettel [4] dhe Fernando Alonso [2], por ende për t’u demonstruar. Të dy protagonistë të epokës që paraprinë motorët hibridë dhe dominimin e Mercedesit. Por, përvoja dhe trofetë në fillimin e këtij sezoni të ri mbase llogariten më pak: të dy shikohen në pasqyrë dhe, në fakt, e dinë se do të duhet të kërkojnë shpengim, megjithëse për arsye të ndryshme.

Vitin e kaluar, gjermani [Vettel] vendosi të pranonte propozimin e Aston Martin, pasi u ndje keq te Ferrari. Në vitin 2020, përballja kundër Leclerc për katër herë kampionin botëror, përtej problemeve të njëvendëshes, ishte e pamëshirshme: 98 pikë kundrejt 33.

Me ekipin dhe makinën e re që ka Mercedes, Vettel dëshiron t’u tregojë të gjithëve se cilësitë e një kampioni botëror nuk janë zhdukur. Edhe pse testet e tij nuk treguan kushedi çfarë, duke shfaqur probleme besueshmërie ndaj tij, gjermani pranoi se ai është ende në fazën e ambientimit me ekipin dhe makinën e tij, qartësisht e ndryshme nga ato të mëparshmet.

Ndërsa fillimsezoni për Fernando Alonso-n është më linear, të paktën në pistë. Aksidenti me biçikletë, një muaj më parë, dhe operacioni i nofullës nuk patën pasoja. Alpine-ja e tij performoi mirë në provë, megjithëse përshtypja është se qëndron pas McLaren-it, Ferrari-it dhe madje Aston Martin-it. Ajo që i mungon spanjollit nuk është vendosmëria dhe dëshira për të demonstruar se mosha në makinë nuk llogaritet fare. Pas një kohe të gjatë, fatet e Vettel dhe Alonso do të takohen ose do të përplasen përsëri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore