Shqipëria

Vetëvritet ushtari shqiptar në Afganistan


Mbrëmjen e së martës, një ushtar shqiptar me iniciale Xh.I ka vrarë veten në Afganistan.

Lajmi konfirmohet nga burime pranë Ministrisë së Mbrojtjes.

I ndjeri ndodhej me mision paqëruajtës në provincën e Heratit.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që priten të tjera të dhëna që të dalin në dritë.

Ushtari që vdiq është i dyti shqiptar, që ndërron jetë në mision në Afganistan.

Në shkurt të 2012 u ekzekutua kapiten Feti Vogli pas një prite me armë në një fshat të Kandaharit. Vogli ishte pjesë e kontingjentit paqeruajtës “Eagle 4” të batalionit të forcave speciale.

Ndërkohë, në vitin 2019 ranë në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni major Klodian Tanushi dhe Zarife Hasanaj./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore