Shqipëria

Vetëplagoset një 30 vjeçar në qytetin e Rrogozhinës


Është vetëplagosur me armë zjarri një shtetas 30-vjeçar, në qytetin e Rrogozhinës.

Shtetasi me inicialet A.H. ka qenë në gjendje të dehur dhe i ka qëlluar vetes në këmbë.

Aktualisht ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, njofton policia e rrethit Kavajë.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Grupi hetimor, po punon ndërkohë për sqarimin e plotë të situatës që çoi 30 vjeçarin të ndërmarrë aktin në fjalë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore