Rajoni

Vetёm 1% e OSHC-ve në BB6 punojnë në fushën e anti-korrupsionit dhe krimit të organizuar/Raport


Aktivistët e shoqërisë civile të Shqipërisë protestojnë përpara zyrave kryesore qeveritare në kryeqytetin e Tiranës kundër importit të plehrave nga vendet e huaja, të Shtunën, 1 Tetor 2016.

“Më pak se 1% e më shumë se 100 mijё organizatave të shoqërisë civile (OSHC) të regjistruara në vendet e Ballkanit Perëndimor(BB6) merren drejtpërdrejtё me krimin e organizuar ose korrupsionin”, vё nё dukje njё raport nga Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional, GI-TOC.

GI-TOC është një rrjet profesionistësh që përqendrohen në luftën kundër ekonomisë dhe aktorёve ilegalё.

“Ky raport tregon se hapësira për shoqërinë civile në Ballkanin Perëndimor po zvogëlohet. Kjo është shqetësuese pasi shoqëria civile ka një rol kryesor për të luajtur në forcimin e rezistencës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit”, shkruan autori kryesor Kristina Amerhauser.

Raporti thotë se ndikimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit duhet t’i shpjegohet komunitetit nga OSHC-të, të cilat “duhet të formulojnë dhe komunikojnë mesazhet më qartë”, duke qenë më afër dhe “të pranishëm në jetën e përditshme të komuniteteve”.

Bashkëpunimi rajonal midis OSHC-ve në rajon është gjithashtu jetik, duke marrë parasysh korrupsionin dhe krimin e organizuar është një çështje e zakonshme, sipas raportit.

“Pjesë të ndryshme të shoqërisë civile si media, grupet e mendimit, OSHC-të e komunitetit, organizatat e orientuara drejt shërbimit dhe akademia duhet të gjejnë një mënyrë për të bashkëpunuar, të marrin ekspertizën e njëri-tjetrit dhe të ndjekin punën e mëparshme”, shkruan raporti.

Për më tepër, OSHC-të duhet të bashkëpunojnë me nivele të ndryshme qeveritare duke balancuar “kritikën konstruktive për t’i mbajtur ata të përgjegjshëm dhe angazhimin për të kryer ndryshime”.

Raporti sugjeron që bashkësia ndërkombëtare mund të veprojë si një ndërmjetës, dhe donatorët ndërkombëtarë duhet të “jenë më të ndjeshëm ndaj sfidave të OSHC-ve, veçanërisht organizatave më të vogla me qendër jashtë qyteteve të mëdha”.

Megjithatë, raporti arriti në përfundimin se OSHC-të në BB6 shpesh trajtojnë indirekt korrupsionin dhe krimin e organizuar, duke “punuar në çështje që lidhen me përdorimin e drogës, zhvillimin e të rinjve, ri-integrimin pas burgut, lirinë e medias, çështjet mjedisore dhe grupet e margjinalizuara”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore