Stil

Veshjet që japin një pamje luksoze


Pjesët në set gjithmonë duken sikur kushtojnë pak më shumë

Sa herë në jetën tuaj keni vendosur të reduktoni veshjet tuaja në gjërat që i vishni me siguri dhe të fokusoheni te cilësia, jo vetëm te sasia?

Shpesh ndodh që me çdo veshje të re që blejmë, zbulojmë se sa kërkuese është ta kombinojmë me gjëra të tjera nga garderoba. Me kalimin e kohës, kombinime të ngjashme fillojnë të duken të pajetë, aspak argëtuese dhe jo aq luksoze. Për të perfeksionuar kombinimet tuaja dhe për t’i sjellë ato në një nivel më të sofistikuar edhe në ditët e verës, ju duhen disa veshje për të cilat ia vlen të investoni.

Fustane prej sateni

Fustanet ‘slip’ apo fustanet prej materialesh të mëndafshta mund të ngjajnë paksa me këmisha nate të modës së vjetër, por sigurisht që japin një përshtypje elegante dhe të sofistikuar. Edhe pse ato prej mëndafshi të vërtetë janë vërtet të shtrenjta, nuk është e vështirë të gjesh modele të ngjashme në dyqanet e disponueshme.

Ata janë të përshtatshëm për raste të ndryshme, nga dasmat deri te shëtitjet me miqtë. Me zgjedhjen e duhur të aksesorëve të modës, ju do të dukeni gjithmonë luksoze.

Pantallonat e bardha

Pantallona të bardha, xhinset cilësore, të cilat ju përshtaten në mënyrë perfekte, duken bukur gjatë gjithë vitit.

Megjithatë, ka një mënyrë në të cilën ato janë perfekte për verën. Mund t’i vishni me bluza me vija, me bluza të mëndafshta për mbrëmjet e verës me taka dhe një këmishë të bardhë për një pamje të sofistikuar gjatë ditës.

Komplete

Pjesët në set gjithmonë duken sikur kushtojnë pak më shumë, ose sikur të keni veshur copa dizenjatore. Ka diçka të veçantë për kombinimin e ngjyrave dhe printeve në kombinimet e modës.

Kompletet sot vijnë në një shumëllojshmëri të gjerë kombinimesh, kështu që është e lehtë të zgjidhni atë të duhurin për ju.

Pavarësisht nëse dëshironi pantallona dhe një bluzë, një fund dhe një xhaketë sportive të shkurtër apo diçka tjetër, mund t’i gjeni lehtësisht dhe të përmirësoni pamjen tuaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore