Stil

Veshjet e shtrenjta të Rihanës


Sytë janë të drejtuar drejtë veshjeve të vipave me famë ndërkombëtare.

Jemi të vetëdijshëm për stilin ikonik që këngëtarja e famshme, Rihanna zotëron, por nuk e mendonim se situata do të shkonte deri këtu…

Rihanna është një artiste shumë e talentuar dhe njihet si një ikonë mode, e të gjithë ne do të donim të kishim të njejtën garderobë si ajo. Por sa të kushtueshme janë veshjet e saj?!

Së fundmi, ajo është fotografuar në një dyqan librash të “Amazon” në një qendër tregtare në Los Anxhelos, ku duket rrëzëllitëse teksa mban veshur një palë xhinse ‘Gucci’ me pellush dhe pendë në fund, të cilat janë pjesë e koleksionit pranverë/verë 1999 të ‘Tom Ford’. Mos u shokoni, por këto xhinse kanë një vlerë prej 15 mijë dollarësh.

Duhet përmendur që bukuroshja 33-vjeçare, nuk kishte veshur vetëm këto xhinse, por gjithashtu mbante në kokë një kapele me pellush të “Benny Andallo”, me një shumë prej 3 mijë dollarësh, një çantë “Fendi” me vlerë 6,500 dollarë.
Për t’i shtuar veshjes shijen e saj të rafinuar e të thjeshtë, ajo mbante veshur gjithashtu dhe një bluzë të bardhë, së bashku me një palë sandale më rripa.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore