Stil

Veshja e ditës, nga Agnesa Vuthaj


Blogeret dhe modelet e njohura, veçohen për veshjet e tyre. Këtë javë modelja e njohur Agnesa Vuthaj, ra në sy me një veshje shumë speciale.

Nuk ka nevojë më as për komente të tjera, për kombinimin e momentit: kostum sportiv plus atlete. Është bërë diçka e zakonshme dhe nuk është më një tendencë. Edhe ish-miss Albania, Agnesa Vuthaj nga New York-u na sjell një veshje aq të bukur për sot, sa me siguri edhe ju do ta pëlqeni.

Agnesa ka zgjedhur një kostum me xhaketë treçerekëshe dhe një palë pantallona të gjera që kombinohet mjaft mirë me atletet e zeza të markës Louis Vuitton. Çanta e kuqe “Agnesa Vuthaj” i vë vulën kësaj veshjeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore