Sport

Verstappen i merr erë titullit, fiton edhe në Meksikë


Max Verstappen ka arritur një fitore të jashtëzakonshme në garën për titull kundër shtatëherë kampionit të botës Lewis Hamilton.

Në Meksikë, Verstappen startoi i treti, dhe kryesimin e garës e arriti menjëherë pas kthesës së parë, duke treguar teknikë të mrekullueshme.

Në startin e garës, më i penalizuari ishte Valtteri Bottas, që përkundër se e nisi garën i pari, pas një përplasje me Ricciardo-n, përfundoi jashtë pikëve, dhe ashtu e mbylli garën.

I dyti erdhi Lewis Hamilton, që gjatë gjithë garës humbiste kohë ndaj Verstappen.

Lewis e mbajti shumë mirë pozitën e dytë, që seriozisht iu rrezikua nga Sergio Perez, që ishte i treti.

Heroi i shtëpisë, Sergio Perez, bëhet i pari pilot meksikan që përfundoi në podium në garën vendase.

Pas tij erdhi Pierre Gasly, që zhvilloi një garë të mrekullueshme duke përfunduar i katërti.

Pesë dhe gjashtë ishin pilotët e Ferrari-t, Sainz dhe Leclerc, e me radhë ishin Vettel, Raikonnen, Alonso dhe Norris.

Kur kanë mbetur edhe katër gara deri në fund, Max Verstappen e ka zgjeruar epërsinë në 19 pikë, kurse në garën për konstruktor, Mercedes ka vetëm një pikë më shumë se RedBull-i.

Ky sezon spektakolar, premton edhe më shumë spektakolar në katër garat e fundit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore