Sport

Verstappen e fiton garën e parë të sprint-formatit, niset i pari nesër


U zhvillua për herë të parë në histori të Formula 1 gara e formatit ‘sprint’.

Nga F1, kjo garë quhet ‘sprint qualifying’, ose ‘kualifikueset sprint’.

Të premten, me anë të provave zyrtare, përcaktohet radhitja e startit për këtë garë.

Ato i fitoi Hamilton, e pas tij u nis Verstappen.

Ky i fundit, e morri vendin e parë që nga starti i këtij formati.

Si përfundon kjo garë, ashtu do të duket edhe starti për garën e të dielës.

I pari përfundoi Verstappen, e pas tij dy makinat Mercedes, Hamilton dhe Bottas.

Leclerc mbajti vendin e katërt.

Dy makinat McLaren fituan nga një pozitë, duke siguruar vendin e pestë me Norris dhe të gjashtin me Ricciardo-n.

Impresionoi Alonso, duke përfunduar i shtati. Prapa tij erdhi Vettel.

‘Top 10’ e mbyllën Russell dhe Ocon.

Humbi shumë Perez, që pas një aksidenti, nesër do të niset nga vendi i fundit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore