Sport

Verstappen dhe Red Bull rrezikojnë të humbasin titullin e sezonit të kaluar


Photo: AFP

Drejtuesit e Formula 1 tashmë janë nën një presion të madh përsa i përketë titullit botëror të sezonit të kaluar. Titull i shumë diskutuar pasi Max Verstapen arriti të triumfone në garën e fundit ndaj rivalit, Lewis Hamilton.

Skuadra e Red Bull akuzohet se ka thyer rregulloren e Formula 1 për shpenzimet. Ata thuhet se kanë kaluar pragun e 114 milionë paundëve.

Drejtori i skuadrës, Christian Horner i mohoi akuzat të premten, por homologu i Mercedes, Toto Wolff i bëri thirrje FIA-s të zbatojë rregullat e tyre.

Duke folur përpara Çmimit të Madh të Singaporit të së dielës, Wolff tha se “Kufiri i kostos është ndoshta evolucioni më i rëndësishëm i rregulloreve për të mbajtur një fushë loje të barabartë”.

“Është me rëndësi të madhe që këto rregullore të respektohen. FIA, dhe veçanërisht Mohammed (ben Sulayem), kanë treguar një qëndrim mjaft të fortë në zbatimin e të gjitha llojeve të rregulloreve”, vijoi ai.

FIA do të publikojë të mërkurën vendimin mbi këtë çështje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore