Përballje

Veriu i Londrës bëhet gati për derbin


E diela në Premier League na pret me derbin e Londrës Veriore, e cila fillon në 17:50.

Rivaliteti mes dy skuadrave të Londrës është prezent për një kohë të gjatë, dhe ky duel do jetë interesant, pavarësisht se asnjëra skuadër nuk janë në formën e tyre më të mirë.

Në sezonin e ri në Premier League, Arsenal ka gjetur dy fitore pas tre humbjeve në ndeshjet e para.

Në anën tjetër Tottenham ka fituar tre ndeshjet e para, por ka humbur dy të fundit.

Derbi i fundit i Londrës në Premier League, kishte përfunduar me fitoren e Arsenal me rezultat 2:1.

Arsenal do kërkojnë fitoren e tyre të tretë me radhë, ndërsa Tottenham ta përfundojnë ecurinë e humbjeve.

Momentalisht, Tottenham radhiten në pozitën e 10-të me nëntë pikë, ndërsa Arsenli radhitet e 13-ta me gjashtë pikë.

189 ndeshje janë luajtur mes dy skuadrave që nga ndeshja e tyre e parë në vitin 1909, ku Arsenali ka 78 fitore, Tottenhami ka 60 fitore 51 ndeshje të tjera kanë përfunduar me rezultat të barabartë.

Përvec kësaj ndeshje, në Premier League do përballen edhe Southampton me Wolves në ora 15:00.

Southampton kërkojnë fitoren e tyre të parë pas katër barazimeve, ndërsa Wolves do synojnë fitoren e dytë të sezonit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore