Euro 2020

Veprimi katër miliardë dollarësh i Cristiano Ronaldo


Në një intervistë për shtyp para ndeshjes përballë Hungarisë, Cristiano Ronaldo bëri një veprim të çuditshëm.

Dy shishe të CocaCola-s ishin para tij. Ai i mori ato, i largoi, dhe i zëvendësoi me një shishe uji.

“Ujë, ujë, pini ujë”, tha ai.

Por, ndikimi i këtij veprimi ka qenë i jashtëzakonshëm. Kjo i ka kushtuar kompanisë Coca Cola plot katër miliardë dollarë.

Gjesti i largimi të shisheve nga tavolina, i kushtoi CocaCola-s një rënie brutale prej 1.6 përqind në stokun e tyre.

Në terme ekonomike, CocaCola ra nga 242 miliardë vlerë, në 238 miliardë vlerë. Një humbje totale prej 4 miliardë dollarësh në më pak se 24 orë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore