Kultura

Veprimet që ndalohen për stjuardesët


Të jesh stjuardesë është një ndër profesionet më të bukura, për ata që duan të udhëtojnë. Njëkohësisht ndër më të komplikuarat sa i përket rregullave. Ata janë të detyruara të përballen me rregulla tepër strikte.

Ja cilat janë disa nga rregullat që një stjuardesë duhet të zbatojë.

Pozicioni i trupit duhet të jetë gjithmonë drejt.

Një ndër rregullat kresyore për një stjuardesë është fakti që ata duhet të qëndrojnë gjithmonë drejtë, dhe për një periudhë të gjatë kohe në këmbë. Edhe nëse po kryejnë shërbim në kabinë, ato nuk duhet kurrësesi të kërrysen. Mund t’i lehtësojë dhimbjen për disa momente, por është jo profesionale të mbash atë pozicion që tregon dembelizëm. Ky rregull duhet zbatur për sa kohë mban veshur uniformën.

Nuk duhet të përdorin parfume me aromë të rëndë.

Në këtë industri, higjiena është faktori kryesor dhe stjuardeset duhet të duken sa më të rregullta. Mbi të gjitha duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë edhe parfumit që përdorin, sepse disa aroma mund të shqetësojnë pasagjerët, koleget apo edhe pilotin.

Nuk duhet të konsumojnë ushqim përpara pasagjerëve.

Sigurisht që edhe stafi i avionëve është human dhe i duhet ushqim për të performuar sa më mirë, por këtë gjë duhet ta bëjnë larg syrit të pasagjerëve. Zakonisht, stjuardesat kanë ‘dhomën’ e tyre të ndarë nga kabina me anë të një perdeje. Kështu që, nëse shkoni në tualet dhe perdja është e mbylluar, atëherë stafi po konsumon drekën apo darkën e tyre.

Nuk i lejohet të kenë tatuazhe.

Në shumicën e rasteve një stjuardesë nuk i lejphet të ketë tatuazhe. Kryesisht në krahë, duar, këmbë, qafë dhe fytyrë.

Nuk lejohet të mbajnë flokët e lëshuara.

Nëse gjatësia e flokëve i kalon supet, atëherë ato duhet të jenë të lidhura lart. Disa kanë rregulla më strikte, që duhet t’i mbajnë flokët gjithmonë në një topuz. Flokët duhet të jenë të pastër, të rregullt e të krehur në çdo moment.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore