Libra

Veprat klasike që na ndihmuan të kuptojmë pandeminë


Punimet klasike i kanë ndihmuar njerëzit të marrin kuptimin e pandemisë.

Ngushëllimi dhe solidariteti i leximit kanë qenë të rëndësishme për më shumë njerëz në këtë periudhe. Të mbyllur dhe të vetmuar, shumë u arratisën në jetë të tjera dhe në botë të largëta. Por shumë kërkuan shkrimtarë që mund t’i ndihmonin ata të kuptonin pandeminë.

Librat më të njohur përfshinin; shpërthimet imagjinare te “Njeriu i fundit” i Mary Shelley, “Murtaja”  i Albert Camus, “Verbëria”  i José Saramago dhe “Stacioni Njëmbëdhjetë” i Emily St John Mandel – që peshon vdekjen e një individi përballë  fatit të botës – kanë ofruar, nëse jo rehati, të paktën një ndjenjë të freskët perspektive.

Në “Vezët Fatale” të Mikhail Bulgakov, për shembull, një zhurmë burokratike me synim përpjekjen  për të rritur prodhimin e pulave, sjell në vend të saj  një murtajë gjarpërinjsh gjigantë që pushtojnë Rusinë.

Lëkundja e sagës epike të Leo Tolstoit midis, nga njëra anë, fushave të betejës së luftërave Napoleonike dhe, nga ana tjetër, salloneve të Shën Peterburgut, reflektonin me ngulm përvojën e lockedown-it; kjo, gjithashtu, kombinoi jetën shtëpiake me vetëdijen për ngjarjet e trazuara jashtë.

Për disa nga këta autorë, sëmundja është një metaforë për probleme të tjera, të tilla si politika ekstreme; në një mënyrë të ngjashme, historitë për llojet e tjera të çrregullimeve duket se mbërthyen  aspekte të pandemisë dhe menaxhimit të saj. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore