Art&dizajn

Veprat ‘ikonike’ frymëzojnë për të krijuar ato bashkëkohore


Arsyeja që veprat e artit bëhen ikonë janë të shumta dhe të larmishme. Nisur që nga llojet e shijes e deri te politikat e blerjes së muzeve dhe konkurenca midis koleksionistëve.

Për shekuj me radhë, artistët ishin të detyruar të mësonin duke kopjuar punë. Megjithëse në fund të shekullit XVIV, shumë filluan të rebeloheshin kundër kësaj metode. Por nuk ka dyshim se veprat më të njohura ‘ikonike’ ende ushtrojnë një tërheqje të fuqishme sot.

Në një ekspozitë në Atenuum në Helsinki, gazetarja Cath Pound tha që artistët mund t’iu referohen veprave të mëparshme përmes teknikës, imazheve ose lëndës për të krijuar vepra bashkëkohore të pamohueshme.

Shpesh duke u përqendruar në çështje të racës, klasës ose gjinisë, këto vepra të reja na lejojnë të shohim burimet e frymëzimit të tyre përmes syve të freskët.

Simbolet e qëndrueshme të veprave artistike ikonike mund të përdoren edhe për të vazhduar stimulimin, frymëzimin dhe krijimin./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore