Art&dizajn

Vepra artistike aziatike më e vlerësuar në ankandin e Hong Kong-ut


Shtëpia e ankandeve Christie’s zbuloi të hënën atë që e quajti “vepra e artit aziatik me vlerësimin më të lartë”.

Një pikturë Xu Beihong e quajtur “Skllavi dhe Luani”, e cila pritet të arrijë vlerën 45 deri në 58 milionë dollarë.

Piktura e cila daton në vitin 1924 nga Xu, vlerësohet si një nga figurat më të rëndësishme të realizmit kinez, do të dalë për syrin publik në Pekin dhe Shangai këtë muaj, përpara se të dalë në ankand në Hong Kong, më 24 maj.

Piktura u shit në qendrën financiare globale në 2006-n në Christie’s për 53.9 milion dollarë HK (6.9 milion dollarë), një vlerë rekord në atë kohë për një pikturë vaji, kineze.

“Tregu në majë është shumë i fortë. Ka shumë kërkesë e cila nxitet nga e rralla, unikja, për të cilën bën fjalë kjo punë”, tha Presidenti i Azisë dhe Paqësorit i Christie’s, Francis Belin.

Historia pas pikturës është e rrënjosur në mitologjinë romake, sipas prezantimit të Christie-s.

Një skllav i arratisur u kap dhe, si ndëshkim, u hodh në Koloseum me një luan. Por ai nuk e sulmoi skllavin, i cili më parë i kishte hequr një gjemb nga putrën e tij.  Si përfundim, skllavi dhe luani u lanë të lirë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore