Vende

Venecia, oazi i turistëve ditorë


Venecia është një thesar më vete. Një vend romantik me rrugë të ngushta ujore, pallate të hollë mermeri, dhe me një ndër sheshet më të mirë të Evropës.

Por, për ata që dëshirojnë të eksplorojnë rajonin përreth Venetos, ka edhe më shumë kënaqësi që ofrohen nga thesaret artistike deri te shijet gastronomike.

Këto janë udhëtimet ditore më të mira nga Venecia.

Verona

Ky është udhëtimi më i mirë ditor për romantikët. ‘Fair Verona’ është shumë më tepër se Romeo dhe Juliet. Me thesare që variojnë nga arkitektura romake te arti bashkëkohor, për të mos përmendur vreshtat në kodrat e tij pjellore dhe restorantet përrallore në qytet, ju lehtë mund ta zgjasni udhëtimin tuaj ditor në Verona.

Mos harroni Bazilikën e mrekullueshme Romanesque di San Zeno Maggiore, e cila përmban faltoren e shenjtit mbrojtës të qytetit. Megjithëse vizitorët tërhiqen me të drejtë nga shtëpia e Juliet, thesari i vërtetë i qytetit është Arena e saj madhështore Romake.

Padova

Vendi ideal për një udhëtim ditor për të gjithë artdashësit. Padova thuhet se është qyteti më i vjetër në Italinë veriore dhe mburret me mbetje arkeologjike romake për të provuar origjinën e saj.

Aty pranë është Palazzo del Bò, shtëpia e Universitetit të Padovës. Turne të drejtuara në anglisht përfshijnë teatrin e anatomisë dhe një foltore që i përket astronomit të madh Galileo. Bazilika di Sant’Antonio strehon reliket e shenjtit mbrojtës, ndërsa Kopshti Botanik i universitetit, i cili dikur prodhonte bimë medicinale, është një qendër e njohur kërkimore.

Treviso

Për të gjithë që duan qetësinë, ky është udhëtimi më i mirë për të shpëtuar nga turmat.

Me kanalet e tij të bukur, ndërtesat e Rilindjes dhe kishat me afreske, qyteti mesjetar i rrethuar, Treviso është diçka si një mini Venecia. Gjithashtu ofron mundësi të shkëlqyera për blerje.

Mos u largoni pa provuar disa pjata tradicionale Trevisan. Duke përfshirë pjatat e bëra me magenta radicchio di Treviso (një marule e kuqe lokale).

Vicenza

Për të gjithë të pasionuarit pas historisë, ky është udhëtimi i duhur.

Vicenza është vendlindja e adoptuar e arkitektit të madh të Rilindjes Andrea Palladio dhe ndikimi i tij mund të shihet kudo. Ai ishte i njohur gjithashtu si qyteti i artë dhe ka një grup verbues argjendarësh për ta provuar atë.

Arritja më e spikatur e Palladio është Teatro Olimpico, teatri shtëpiak më i vjetër në Evropë. Edhe pse struktura duket si mermer, pjesa më e madhe është e ndërtuar në dru dhe suva.

Kodrat Euganean

Familjarët kanë vendin e tyre, për të shijuar udhëtimin në maksimum. Nëse e keni tepruar me artin dhe doni të shpëtoni nga kallot (rrugët) e zhurmshme në Venecia, drejtojuni kodrave Euganean. Vizitorët në këto kodra pjellore kanë shijuar burimet vullkanike të nxehta që nga kohërat romake. Plus, është një vend i shkëlqyeshëm që fëmijët të rrinë sa më lirshëm.

Ferrara

Por  a ka më bukur se një udhëtim i mirë i lidhur më një ushqim po aq të mirë. Ferrara ishte shtëpia e dinastisë fisnike d’Este, e cila la një shenjë të pashlyeshme në qytet me një kështjellë mbresëlënëse dhe monumente të shquara. Sidoqoftë, nëse jeni një adhurues i gatimeve tradicionale italiane qendrore, Ferrara është një Mekë me dyqanet e saj të bëra me tortelini dhe restorantet superlative.

Është e vështirë të ushqehesh keq në Ferrara. Ajo pozitivisht fryhet me restorante dhe emporiume ushqimore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore